E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mësuese Neviana, 35 vite në edukimin e nxënësve: Puna jonë është mision, jo detyrë

I ka kushtuar tërë jetën e saj biologjisë dhe është përpjekur qe këtë dashuri të madhe ta transmetojë edhe tek te rinjtë.

Mësuese Neviana ashtu siç e thërrasin edhe nxënësit e saj e jep këtë lëndë prej 35 vitesh. E nisi punën në Cërrik ku dha mësim 2 vjet, e më pas u transferua në shkollën e mesme “Qemal Stafa” në Tiranë ku vijon të ushtrojë profesionin edhe sot.

Tek e pyet e cilëson veten me fat që i është dhënë mundësia të punojë me fëmijë ku ka mundur të gëzohet dhe emocionohet së bashku me ta.

Vështirësia e lëndës e ka kategorizuar gjithmonë tek mësueset  autoritare dhe kërkuese. Por gjithmonë është përpjekur të jetë e drejtë dhe nuk ka hezituar të toleroj aty ku duhet.

Patjetër që nuk kanë munguar edhe momente të vështira në punën e saj, sjelljet rebele të ndonjë nxënësi, por mësuesja kërkon të veçoj vetëm momentet e bukura pasi ato e kanë emocionuar dhe e kanë bërë ta dojë me shumë këtë profesion.

Shpesh herë i rikthehet fotografive të bëra nder vite të cilat për të mbartin kujtimet më të bukura të jetës.

Për arsimtarët e rinj mësuese Neviana ka një këshillë ta duan profesionin të respektojnë fëmijët e të jenë gjithnjë bashkëpunues me to.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›