E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesuesi me precedente prinderit kerkojne largimin

BERAT- Nje mesues fiskulture eshte kthyer ne shqetesimin e prinderve te nxenesve ne shkollen 9 vjecare 70 vjetori i pavaresise ne qytetin e vogel te Policanit. Shqetesimi i prinderve vjen pas nje akuze qe rendon mbi mesuesin 38 vjecar Fatos Aliaj ngritur 8 vjet me pare per tu rrezuar me pas nga gjykata per ngacmime seksuale ndaj te miturve.

Shqetesimi nga ana e prinderve ka qene aq serioz sa pas dergimit te nje peticioni ne zyren e kreut te Bashkise per largimin e mesuesit ne fjale nga shkolla e femijeve te tyre i jane drejtuar me pas me te njejten shkrese edhe Ministrise se Arsimit ku pervec frikes nga akuza e 8 viteve me pare per ngacmim seksual prinderit kane shtuar dhe faktin qe mesuesi i fiskultures nuk gezon arsimin e larte perkates.

Drejtoresha e shkolles reagon duke sqaruar se nuk ka dijeni per akuzat qe rendojne mbi mesuesin por qe fakti qe ai nuk gezon arsimin perkates eshte marre parasysh nga Drejtoria Arsimore e rrethit Corovode qe e ka vendosur ate ne pozicionin ku eshte.

I pyetur nga News24 mesuesi i fiskultures Fatos Aliaj i ka quajtur te pabaza akuzat e 8 viteve me pare.
Nuk kam asnje lloj lidhje me precedente penale. Eumlshte e vertete qe jam me shkolle te mesme dhe une kam bere kerkese qe ne shkurt dhe kjo kerkese mu aprovua shprehet mesuesi.

e.n/news24/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›