Mesuesit spranohen ne pune pa certifikata

Keta te fundit ua kane percjelle urdhrin te gjithe mesuesve. Per pasoje, qindra mesues qe nuk kane mundur te sigurojne ne kohe certifikatat, nuk jane paraqitur dje ne dyert e shkollave.
Ata kane zene radhen heret para sporteleve te zyrave te gjendjes civile. Si para çdo fillimviti, zyrat e arsimit ne rrethe kerkojne nje lloj dokumentacioni procedural per te gjithe trupat mesimore te shkollave, te cilat percillen ne zyrat e burimeve njerezore ne drejtorite e arsimit.
Ndersa ka pasur disa drejtore shkollash qe kane kerkuar te njihet si dokument leternjoftimi “biometrik”, kreret e arsimit ne Elbasan kane kerkuar domosdoshmerish edhe certifikaten, pasi, sipas tyre, kartat e identitetit nuk “plotesonin” garancine ligjore te individualitetit te çdo mesuesi.