E Enjte, 5 Nëntor 2026

Meta : Vota është e shenjtë!

Presidenti Ilir Meta ia ka bërë thirrje qytetarëve durrsakë dhe bashkive ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme,  që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Deklaratën e tij kreu i shtetit e bëri pas një aktiviteti që ai ka zhvilluar në Durrës me rastin e dekorimit të disa personaliteteve të qytetit.

Zoti Meta tha se është detyrë e gjithë qytetareve që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të tregojnë dinjitet për vetën e tyre duke e çmuar votën si të shenjtë dhe si e vetmja rrugë që iu jep më pas të drejtën morale për ti kërkuar llogari personit të zgjedhur. 

Presidenti ka shtuar se shpreson se edhe institucionet e tjera të përmbushin detyrimet e tyre për zhvillimin e një fushate të qetë, pa blerje votash, në mënyrë që të rivendoset integriteti i cënuar rëndë i votës së lirë në vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›