Meta: BE-ja te monitoroje Kodin
TIRANE - Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta u ankua dje tek Drejtori per Ballkanin ne KE, Pierre Mirel se forcat e medha politike po zvarrisin reformen. Ne nje takim koke me koke me Mirel, Meta shprehu te gjitha pakenaqesite e tij ndaj negociatave per Kodin e ri Zgjedhor dhe hartimit te kartave te identitetit qe sipas tij po behen ne nje proces jo transparent. Ne keto kushte, Meta i kerkoi Mirel qe te Bashkimi Evropian te shtoje monitorimin per Shqiperine kur behet fjale per keto ceshtje te rendesishme.
Takimi
Reforma zgjedhore dhe kartat e identitetit, jane dy shqetesimet qe kreu i LSI-se Ilir Meta i parashtroi dje Drejtorit per Ballkanin ne Komisionin Evropian, Pierre Mirel. Sipas kreut te LSI-se, ecuria e reformes zgjedhore si nje nder reformat me te rendesishme po shtyhet ne kufijte e te pamundures dhe po zhvillohet ne nje proces jo transparent. Shqetesime qe Meta i ka ngritur prej kohesh publikisht dhe eshte nje nder arsyet e perkeqesimit te metejshem te marredhenieve te tij me seline roze. Nga ana tjeter, Meta u ankua dhe per procesin e prodhimit te kartave te identitetit dhe pasaportave biometrike. Sipas tij, ato rrezikojne te mos perfundojne ne kohe per zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gje qe sipas Metes, do te sjelle te njejtat probleme me identifikimin e shtetasve qe kane pasur zgjedhjet e kaluara. Per keto shqetesime, Meta i kerkoi Mirel qe Bashkimi Evropian te monitoroje me nga afer keto reforma, si ate zgjedhore e procesin e kartave te identitetit por dhe reformen ne drejtesi. Ne te njejten kohe, kreu i LSI nuk ka munguar edhe njehere te parashtroje para zyrtarit te larte te Bashkimit Evropian tere shqetesimin e tij per mungesen e garancise per zgjedhjet e ardhshme parlamentare, perderisa ende nuk eshte ndertuar infrastruktura e duhur ligjore per keto zgjedhje.
Problemet
Lideri i LSI-se Meta prej kohesh ankohet per Reformen zgjedhore, menyren e realizimit te saj nen tutelen e PD-PS dhe se fundmi dhe per krijimin e koalicioneve te perbera. Meta e quajti idene e fundit te Partise Socialiste per afrimin e partive ne koalicione te perbera per garen e ardhshme elektorale si nje manover qe do te sjelle serish probleme ne ndarjen e votave. Levizja Socialiste per Integrim ka kritikuar prej kohesh dhe te drejten e vetos qe dy partite e medha kane ne Komisionin e posacem te reformes zgjedhore, duke lene te vegjlit jashte saj. Merite e LSI me seline roze u ashpersuan ne momentin kur PS mbeshteti mazhorancen ne pushtet per miratimin ne prill te ndryshimeve kushtetuese. Ne to u sanksionua perfundimisht dhe ndryshimi i sistemit elektoral, proporcional rajonal. Komisionit te reformes zgjedhore i ka mbetur vetem 20 dite kohe qe te perfundoje hartimin e plote te Kodit Zgjedhor. Afat te cilin dhe dje bashkekryetari i komisionit Ilir Rusmali tha se do te arrihet. Por nderkohe qe ende kane mbetur pa u diskutuar nene te rendesishme si ndarja e mandateve, koalicionet e perbera si dhe si do te jene komisionet zgjedhore. Pikerisht per bashkepunimin mes dy partive te medha, lideri i LSI, Meta me shume se njehere ka ngritur akuzen e pazareve ne kurriz te reformes zgjedhore dhe partive te tjera politike. Nderkohe qe gjithe goditja e tij eshte drejtuar ndaj dyshes Berisha-Rama, sipas tij, e keqja e ketij vendi me marreveshjet e tyre te fshehta.
Rozeta Rapushi