Meta Bashkepunimi ne interes te vendit

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, mori pjesë në 71-vjetorin e Konferencës së Pezës dhe deklaroi para mediave se kjo konferencë “duhet të na shërbejë të gjithëve për të qenë të bashkuar”.
“Duhet të marrim mesazhe të qarta nga Konferenca e Pezës. Bashkimi dhe bashkëpunimi është në interes të zhvillimit të kombit”, u shpreh Meta. Më 16 shtator 1942 u mbajt në fshatin e Pezës, disa kilometra larg Tiranës, Konferenca e Pezës, e njohur në historinë e popullit shqiptar si kuvendi i parë pluralist. Protagonistë të këtij kuvendi ishin përfaqësues të krahinave dhe besimeve të ndryshme fetare, klasa dhe shtresa me bindje politike nga më të ndryshmet. Në konferencë u diskutua organizimi i forcave në një luftë të përbashkët kundër okupatorit, organizim ky që mori emrin më vonë, Fronti Nacional-Çlirimtar. / Top Channel