E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Bashkimi me PS vendim i drejte

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta mori pjesë të premten në një takim në Koplik me qindra qytetarë të rrethit të Malësisë së Madhe.

Në këtë takim u prezantua edhe kandidati për deputet i LSI-së në këtë zonë, Ritvan Heba, ndërkohë që 200 anëtarë të rinj i janë afruar radhëve të saj. Kryetari Ilir Meta, në fjalën e tij premtoi se vendimet e fundit të kësaj force politike do t’i shërbejnë fitores së të majtës dhe qytetarëve më 23 qershor. “Jemi të bindur se në çdo kohë kemi marrë vendime të drejta, që i kanë shërbyer Zgjedhjet 2013Anëtari i KQZ, PD nuk tërhiqet PD mban konventën për fermerëtZgjedhjet, seminar trajnues polici-media vendit. Edhe vendimi i fundit është tërësisht i drejtë dhe do ndihmojë vendin të shënojë një etapë të re të drejtësisë, të ekuilibrit politik dhe balancimit të pushteteve që garantojnë një demokraci më funksionale dhe një përkujdesje ekonomike e sociale që do ndihmojë qytetarët tanë”, tha Meta. Zgjedhjet 2013
Anëtari i KQZ, PD nuk tërhiqet
PD mban konventën për fermerët
Zgjedhjet, seminar trajnues polici-media

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›