E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Berisha te takohet me Ramen

Ilir Meta mendon se një takim mes kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama do të ndikojë në intesifikimin e negociatave, për gjetjen e një konsensusi për zgjedhjen e Presidentit.

"Natyrisht që ky proces i nisur me vonesë, ka edhe ai defektet e tij dhe nuk mund të jetë perfekt dhe në këtë drejtim ju e dini që prej kohësh kam kërkuar që të zhvillohet takime të niveleve më të larta, madje kam apeluar edhe për një takim mes kryeministrit Berisha dhe kreut të PS-së, Rama, në mënyrë që paragjykimet që burojnë nga distanca, të shkrihen", tha Meta.

Kete deklarate, zoti Meta e beri ne nje takim Prej kohësh kam kërkuar që të zhvillohet takime të niveleve më të larta, madje kam apeluar edhe për një takim mes kryeministrit Berisha dhe kreut të PS-së, Rama

Ilir Meta
Kryetar i LSI me Komitetin Drejtues Kombetar të Gruas se LSI-së, pas të cilit ai u pyet nga Top Channel se si do të votojë LSI nëse ne raundin e katert, Berisha kërkon të votohet një kandidaturë që të jetë një prej figurave të larta të kryesisë së PD për postin e presidentit? (Intervisten e plote me zotin Meta do ta lexoni në www.top-channel.tv, rreth ores 19:30)

"Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë dhe forcojmë konsensusin, brenda maxhorancës, por edhe kontribuojmë për një konsensus sa më të gjerë mes maxhorancës dhe opozitës. Unë shpresoj që opozita këtë mundësi të mos e keqpërdorë dhe të mos e shohë si një dobësi të maxhorancës, por si një vullnet të saj për të përfshirë edhe opozitën për një zgjidhje konsensuale", tha Meta.

Megjithate Meta mbrojti kandidaturen e gjykatesit Xhezair Zaganjori, e cila ende nuk ka marre forme zyrtare.

"Unë mendoj se kemi një kandidat, i cili përsa i takon vlerave të tij është i pakundërshtueshëm. Është e rëndësishme që të eliminohen ato paragjykime, të cilat do ta përmbyllnin të gjithë këtë proces në një mënyrë dinjitoze për të gjithë", tha Meta. Zgjedhja e presidentit
Presidenti, Topi: Të zgjidhet nëpërmjet një procesi transparent
I dërguari i Fyles në Tiranë
Negociatat për presidentin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›