E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta E ardhmja e Serbise dhe e Shqiperise ne BE

Znj Gjingjinc ndodhet ne Shqiperi prej disa ditesh ne kuader te nje aktiviteti per te rinjte dhe studentet e rajonit tone i cili u zhvillua ne Vlore dhe njekohesisht keto dy dite eshte ne Tirane.

Gjate konferences per median kryetari i LSI-se z. Meta ndal ne kontributin e vecante qe znj. Gjingjic po jep per realizimin e endrres se ish-kryeministrit te vrare Zoran Gjingjic per integrimin ne BE jo vetem te Serbise por te gjithe rajonit.

Dua te theksoj kenaqesine e vecante qe takohem me zonjen Gjingjic ne Tirane kenaqesine e vecante qe ajo vazhdon te kontribuoje ne vazhdimin e vepres te ish kryeministrit Gjingjic per te transformuar vendin e tij ne nje vend demokratik ne nje vend evropian tha Meta.

Me tej lideri i LSI-se u shpreh se angazhimi i znj. Gjingjic per dhe aktiviteti i organizuar ne Vlore dhe ne Tirane eshte fillimi i nje sere aktivitetesh qe do te vijojne mes te rinjve per te pergatitur gjithe rajonin per hyrjen ne BE.
Perspektiva e Shqiperise dhe Serbise perspektiva e gjithe Ballkanit eshte vetem ajo perbashket ne bashkimin evropian tha z. Meta. Marredheniet midis Shqiperise dhe Serbise jane shume te rendesishme per perspektiven e rajonit tone per pershpejtimin e integrimit te tij evropian u shpreh Meta.

Nga ana e saj Presidentja e Fondacionit Zoran Gjingjic Ruzhica Gjingjic vleresoi takimin e zhvilluar me kreun e LSI-se duke theksuar se Marredheniet mes dy vendeve shume te rendesishme per te ardhmen e popujve tane. Gjithashtu dhe Znj. Ruxhica Gjingjic.

2010-09-26 0906

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›