E Enjte, 5 Nëntor 2026

Meta: Forcimi i bashkëpunimit politik dhe ekonomik me Moldavinë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot Ambasadorin e Moldavisë, Anatol Cebuc me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale.
Presidenti Meta i uroi Ambasadorit Cebuc suksese në misionin e tij në Shqipëri për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve tona.
Kreu i Shteti theksoi nevojën e forcimit të bashkëpunimit politik, ekonomik e tregtar dhe shfrytëzimin e mundësive reciproke në interes të qytetarëve tanë.“Bashkëpunimi mes dy vendeve edhe në kuadër të  organizatave ndërkombëtare rajonale dhe shumëpalëshe është i rëndësishëm”,  theksoi Presidenti Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›