E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Koalicion me qytetaret

Kryetari i LSI-së ILir Meta ka theksuar nga Elbasani se forca që ai drejton ka si prioritet vetëm koalicionin me qytetarët shqiptarë dhe proçeset integruese të vendit.

“Ndaj, aleanca më e rëndësishme është me ata që duan që Shqipëria të ecë më shpejtë në rrugën e integrimit, zhvillimit e progresit. Ka vetëm një rrugë për të ecur në këtë drejtim, bashkëpunimi. LSI është një forcë për bashkëpunimin, që imponohet nga dashuria për të gjithë shqiptarët”, deklaroi Meta.

Sipas zotit Meta, retorika nacionaliste duhet të lihet mënjanë, duke i dhënë prioritet zhvillimit të vendit në të gjithë sektorët kyçë.

“Ne u themi të gjithëve se patriotizmi më i mirë nuk është të merremi me të kaluarën. Patriotizmi më i mirë është të punojmë realisht dhe konkretisht për integrimin evropian të Shqipërisë”, nënvizoi Meta.

Në përfudnim ai u shpreh i sigurtë për suksesin e LSI-së në zgjedhjet e ardhshme duke paralajmëruar edhe rritjen e rezultatit krahasuar me proçeset e mëparshme elektorale.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›