E Enjte, 5 Nëntor 2026

Meta: Koha nuk pret më, të shpëtojmë Shqipërinë nga falimentimi

Presidenti Meta ka reaguar këtë të martë për çështjen e inceneratorëve.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit akuzon qeverinë se është kapur nga krimi që, sipas tij, ka kapërcyer çdo imagjinatë dhe po e çon vendin drejt falimentimit.

 

 META: KOHA NUK PRET ME !

 

“TE SHPETOJME SHQIPERINE NGA FALIMENTIMI”

“Krimi dhe kapja e shtetit ka kapërcyer çdo imagjinatë. Ndërsa për të marrë pensionin u kërkohet pensionistëve që të paraqiten fizikisht për të provuar se janë gjallë, miliona euro të taksapaguesve tanë grabiten nga mafia e inceneratorëve me firma të falsifikuara të qytetarëve, që janë ndarë nga kjo botë prej 5 vitesh.
Vetëm lufta e hapur kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë.
Koha nuk pret më”, shkruan Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›