E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Kur Tavo afirmonte PS-ne Rama donte ta nxirrjte jashte ligjit

TIRAN- Kur zoti Tavo afirmonte idealet e tij socialiste Rama kerkonte nxjerrjen e saj jashte ligjit qe te bente karriere ne partine demokratike. Keshtu u shpreh sot gjate nje konference per shtyp Zv. Kryeministri njeheresh kreu i LSI-se Ilir Meta lidhur me akuzat e Rames ndaj deputetit Vangjel Tavo qe vetem pak kohe me pare kaloi nga PS tek LSI.

Rama tha Meta eshte ne nje klime paniku sepse tashme jane te shumte ata qe nuk po pranojne keto zgjedhe antievropiane ne Partine Socialiste e cila sipas Metes ka dhene kontribute te jashtezakonshme ne proceset integruese te vendit.

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka konfirmuar dje se mandati i deputetit Vangjel Tavo u shit per 2 milione euro. Ne nje interviste te dhene dje per emisionin Ora e Debatit te gazetarit Alfred Peza kryesocialisti nenvizoi se mandati i te vetmes shprese qe eshte Partia Socialiste sigurisht kushton. Per fat te mire dhe per nderin dhe dinjitetin e atyre qindra-mijera votuesve dhe atyre milionave shqiptareve qe duan nje Shqiperi tjeter nje shumice derrmuese absolute qe nuk e shet kete mandat pavaresisht se sa mund te jete cmimi qe ofrohet. Une kam neveri per aktin e Vangjel Tavos dhe nuk shoh asnje arsye per te thene me shume se sa fjalen neveri - deklaroi Rama. Gjithashtu ai sqaroi oferten e opozites per te cilen tha se kerkojne fletet e votimit dhe fletet e tjera nuk do te perzihen fare. Ne rast se zbatohet neni 178 pika 6 ne Kodin Zgjedhor per fletet lideri i PS-se le te kuptohet se do te mbajne nje qendrim te ashper por qe nuk do te kushtezojne qendrimin e tyre me Parlamentin.



Zoti Rama ju keni bere keto dite nje oferte te re. Ku ndryshon kjo oferte e re nga te gjitha ato te vjetrat qe jane bere deri tani
Ne kete oferte te re qe eshte oferta per te ngritur komisionin hetimor parlamentar eshte vendosur e zeza mbi te bardhe ajo cfare shkruhet ne rezoluten e Parlamentit Europian hetim i kutive te materialeve zgjedhore. Nuk ka asnje fjale per fletet e votimit dhe me pas une kam shpjeguar qe ne jemi teresisht te vetedijshem qe duhet te vazhdojme te perpiqemi per nje zgjidhje qe Sali Berisha nuk e do por qe shqiptareve dhe Shqiperise i duhet. Ne kete funksion ne kemi lene jashte kornizes se hetimit fletet e votimit.


Jeni dakord qe nderkohe qe ju do te hetoni materialet zgjedhore fletet e votimit te digjen sipas nenit 178 pika 6 te Kodit Zgjedhor
Ne nuk japim asnje dakordesi per asgje qe ka te beje me nderhyrjen ne fletet e votimit. Por ne nuk i duam fletet e votimit per kete hetim dhe sigurisht qe do te mbajme qendrimin tone qe nuk kushtezon marredhenien me Parlamentin qe nuk mban krizen politike hapur por sigurisht dallon qarte modelin tone te berit gjerave me modelin e Sali Berishes.


Ju po kerkoni hetim te materialeve zgjedhore dhe nderkohe nuk kerkoni fletet per hetim per asgje por te mos digjen...
Jo jo. Ne nuk hyme fare ne kete ceshtje. Sigurisht nese duhet qe ne te themi fjalen tone ne do ta themi fjalen tone. Por kjo nuk do te thote qe ne kushtezojme cfaredo qofte me fletet e votimit.


Pra nese zbatohet neni 178 i Kodit...
Tani te mos i referohemi nenit 178 ne kete forme. Neni 178 i Kodit flet per kushtet kur ska asnje kontest. Ketu ka nje kontest shume te madh qe zgjat prej me shume se nje viti. Ne keto kushte ka edhe nje gje tjeter ka nje te drejte tjeter qe eshte mbi Kodin dhe mbi cdo ligj qe eshte e drejta kushtetuese per hetimin parlamentar. Thene kjo ne heqim dore nga fletet e votimit per ti hapur rruge transparences duke besuar qe nje pjese e konsiderueshme dhe e mjaftueshme per kesaj here te asaj qe ne duam te hetojme mund te plotesohet me kutite e materialeve zgjedhore.


Nuk do te kerkoni qe fletet te ruhen
Nuk do te japim kurre dakordesine qe ato te digjen do te mbajme qendrimin tone sepse modeli yne na imponon nje qasje krejt tjeter ndaj ceshtjeve sado te koklavitura te vendit. Por kjo nuk do te kushtezoje qendrimin tone ndaj Parlamentit dhe nuk do te kushtoje ecurine e hetimit tone dhe nuk do te kushtezoje marredhenien tone me reformen e tryezes zgjedhore.


Ne prag jane zgjedhjet e 8 majit 2011. Do te kandidoni per nje mandat te katert ne krye te Bashkise se Tiranes
shte shume heret per te folur per kete por eshte e sigurt se ne do te eksplorojme cdo kandidature potenciale edhe per Bashkine e Tiranes.


Ju e perjashtoni mundesine qe te jeni kandidat
Nuk e perjashtoj por as nuk e quaj nje fakt te mireqene qysh sot.


Pavaresisht nese kandidoni apo jo per kryetarin e Bashkise se Tiranes si e konsideroni nje kandidature te mundshme te Lulzim Bashes nga PD per kreun e Bashkise se Tiranes
Saliu i krehur edhe sigurisht me i ri.


Kjo seshte pergjigje...
Me shume nuk dua te them sepse skam me shume per te thene. Nje kopje si ato kukullat ruse qe hap te madhen dhe del e vogla. Saliu i krehur i ri dhe me nje buzeqeshje me te shtrire nga jugu ne veri.


Pak dite me pare zoti Nano ka shprehur ambicien per te qene President i Republikes. Kryeministri Berisha deklaroi se nuk do ta mbeshteste kete kandidature dhe te vetmit qe mund ta mbeshtesnit ishit ju pra PS. A do te votoje PS per Fatos Nanon President
Ne fakt Saliu thjesht tregoi se cfare detyre ka Fatosi ne kete konfiguracion qe te beje cte mundet per te krijuar sa me shume probleme ne kampin e opozites. Kur e shoh Fatosin te katandisur ne ate gjendje kur e shoh Fatosin qe thote nuk e votova PS-ne nuk e do ta votoj PS-ne kur e shoh te mikloje me te gjitha menyrat Saliun dhe Ilirin bashke kur e shoh te thote se tashme eshte shoferi i Ilirit ndjej keqardhje. Ndjej keqardhje dhe sinqerisht ndjej keqardhje per katandine e tij dhe per faktin qe nuk e ndihmoj dot dhe nuk di si ta ndihmoj dot.


Doja te beja nje pyetje per shitblerjen e deputeteve a ka perfunduar merkato ka me levizje
Une kete pyetje e marr si fyerje.


Nese ju fyheni une e terheq ju kerkoj ndjese.
Faleminderit qe e terhoqet dhe tani po ju pergjigjem. Levizja e deputeteve nga radhet e shumices ne opozite nuk eshte asgje tjeter vecse nje vendimmarrje e tyre e lire ne kushtet kur per arsye te tyre refuzojne te rreshtohen me pushtetin. Nuk ka opozite aq me pak kjo opozite qe te mund te hyje ne nje gare blerjesh dhe ska arsye qe ta beje nje gje te tille. Nderkohe qe po. Pushteti blen. Mandati i te vetmes shprese qe eshte Partia Socialiste kushton sigurisht kushton.


Sa ka kushtuar mandati i Vangjel Tavos
Per fat te mire dhe per nderin dhe dinjitetin e atyre qindra-mijera votuesve dhe atyre milionave shqiptareve qe duan nje Shqiperi tjeter nje shumice derrmuese absolute qe nuk e shet kete mandat pavaresisht se sa mund te jete cmimi qe ofrohet.


Tavo e shiti mandatin
Une kam neveri per aktin e Vangjel Tavos dhe nuk shoh asnje arsye per te thene me shume se sa fjalen neveri.


Zoti Bashkim Fino ne kete studio ka thene qe ai e shnderroi mandatin e tij ne nje tender. Perflitet se i ka kerkuar Partise Socialiste per te mos u larguar 2 milione ose 3 milione euro qe te mos largohet...
Bashkim Fino ka te drejte per kete dhe shume gjera te tjera.


Gjendet e falsifikuar firma e Edi Rames
Ne intervisten e tij te gjate kryetari i Partise Socialiste Edi Rama beri te ditur se firma e tij eshte gjendur e falsifikuar ne disa raste. I pyetur nga drejtuesi emisionit duke u nisur nga nje kuriozitet njerezor se pse eshte ndryshuar firma dhe menyra e hedhjes se saj kryesocialisti njeheresh kryetar i Bashkise se Tiranes prej tre mandatesh deklaroi se firma e tij eshte gjetur e kopjuar. Ajo eshte nje firme e koheve te vjetra e cila per fat te keq u gjet ne disa raste e falsifikuar dhe atehere une e ndryshova firmen - ka sqaruar arsyen e ndryshimit te firmes Edi Rama.



Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama takon ne Bruksel komisionerin per Zgjerimin

Fyle Oferta e fundit nje mundesi zgjidhjeje

Lideri i opozites Edi Rama njeheresh kryetari i Partise Socialiste zhvilloi dje nje vizite ne Bruksel gjate te ciles u takua me komisionerin e Bashkimit Europian per Zgjerimin Stefan Fyle. Permes nje njoftimi zyrtar zyra e shtypit e selise roze njofton se qellimi i vizites ishte diskutimi i krizes politike dhe gjetja e nje zgjidhje e cila do te mundesonte njeherazi transparencen e zgjedhjeve te fundit dhe nisjen e reformes zgjedhore.


Diskutimi i perqendruar vecanerisht ne oferten e fundit te Partise Socialiste e cila ne fillim te javes u pershendet edhe nga zyra e komisionerit Fyle qe e cilesoi kete oferte si nje mundesi per zgjidhjen e ngercit politik duke ftuar qeverine qe ta pranonte kete kompromis - thuhet ne njoftimin e Partise Socialiste. Me tej selia roze sqaron se gjate bashkebisedimit kryetari i opozites preku edhe ceshtje te rendesishme te ngritur ne opinionin e komisionit Europian vecanerisht per lirine e medias dhe presionin e kanosjes qe ushtron qeveria shqiptare rregullisht ndaj botuesve te shtypit kritik. Mesohet se kryesocialisti Rama i shprehu po ashtu komisionerit Fyle mirenjohjen e PS-se per mbeshtetjen qe Komisioni Europian dhe vendet anetare iu dhane shqiptareve duke liberalizuar vizat.



Deputeti i Partise Socialiste Bashkim Fino deklaroi dje se kolegu i tij Vangjel Tavo e ktheu mandatin e deputetit ne nje tender te hapur. Ne nje interviste te dhene dje per emisionin Ora e Intervistes te gazetarit Alfred Peza zyrtari i larte socialist nenvizoi se rasti Tavo ishte nje rast qe u anashkalua nje rast i cili duhet te trajtohet nga grupi i PS-se. Sipas tij nuk mundet qe deputetet te levizin ne drejtime te paditura. Problemet qe thote Tavo ekzistojne por ne cdo parti ka probleme. Me vjen keq qe Tavo mandatin e tij e ka lene ne nje tender te hapur deri tek kryetari i Partise Socialiste. Ikja e nje deputeti nga mazhoranca dhe ardhja ne opozite eshte trimeri. Por blerja tek opozita eshte me e thjeshte prandaj them qe eshte tender tender i hapur - deklaroi deputeti i Partise Socialiste Bashkim Fino.

Ai theksoi se votat nuk jane individuale por jane te socialisteve. Zyrtari socialist shprehet se rasti Tavo duhet te jete i izoluar dhe te mos kete raste te tjera qofshin nga deputete te tjere dhe me emer. Problemet qe ngriti Tavo ishin probleme parimore por ato ishin thjesht nje koniunkture e zbukuruar ne thelb nuk ishin ato. Qe te zgjidhesh problem nuk do te thote qe ti vendosesh kushte kryetarit madje edhe me date - deklaroi Fino. I pyetur mbi lajmin me te fundit te publikuar ne media se ish-deputeti socialist mund te behet minister i Shendetesise deputeti i PS-se thote se nese nje gje e tille do te ndodhte atehere do te vertetohej se ka pasur nje pazar me mandatin e tij.
Deputeti i qarkut te Fierit komentoi gjithashtu dhe mbledhjen e radhes se Asamblese Kombetare duke bere te ditur nismen e tij per te kerkuar votebesimin e Kryesise dhe sekretariatit te Partise Socialiste. Duke respektuar nenin 33 une do te marr nje nisme per te mbledhur firmat me shoket socialiste dhe per ti kerkuar kryetarit te PS-se qe te votebesohet Kryesia dhe sekretariati per arsye se nese shikojme pak me perpara kryetari Rama nga muaji gusht pas zgjedhjeve te 28 qershorit kerkoi votebesimin e vet. Te premten do te kete nje ngjarje se riperterihet AK qe futen kryetaret e rretheve automatikisht ne Asamble. Atehere me cfare te drejte Kryesia dhe sekretaret ekzistues nuk marrin nje votebesim po jane ato - sqaroi arsyen e nismes se tij Bashkimin Fino.

Ai shprehu shqetesimin se ka sekretar partie qe nuk shkojne te bejne punen. Madje nenvizoi deputeti socialist me statusin e emerimit ne cdo vend qe dalin ne media dalin me titull. Kur keta nuk me perfaqesojne mua sepse del dhe godet politikeberjen e PS-se atehere pse duhet ta mbajne kete titull. Sipas nenit 33 te statutit 1/3 e anetareve te AK-se i kerkojne kryetarit te PS-se te behet votebesimi dhe ai eshte e detyruar te miratohet nga Asambleja - theksoi deputeti i qarkut te Fierit. Fino sqaroi se ka edhe nje rruge tjeter neni 27 ku te drejten per te ndryshuar per te heqe dhe per te vene e ka kryetari i partise. Sipas tij jane dy mundesi shume te hapura. Une per shkak te njohjeve qe kam do ta trajtoj kete problem. Ka shume individe qe do te me perkrahin. Ka ardhur koha ose te rreshtohemi te gjithe bashkerisht per te fituar ose kush nuk do te punoje te mos vije te punoje me ne - deklaroi deputeti i grupit parlamentar Socialist.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›