Meta Kush ngriti dore mbi policine te shpallet ne kerkim

Ilir Meta
Tirane 23 janar 2011 NOA- Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta gjate fjales se tij ne Parlament deklaroi se Policia e Shtetit duhet te bente me shume per te parandaluar me shume ate qe ndodhi institucionet e Shtetit.Ai vijoi fjalen e tij duke thene se vetem dy dite me pare e kishte paralajmeruar kreun e opozites qe te hiqte dore nga dhuna.
Nuk ishin horra policet por horra ishin horrat e kryehorrit deklaroi Meta lidhur me akuzat e kryesocialistit Rama.
Me tej ai vijoi duke thene se Ne sot duhet ti japim solidaritetin dhe mbeshtetjen me te madhe Policise se Shtetit Gardes se Republikes qe u mbrojt rendi dhe siguria ne vend.
Lidhur me protesten e grave socialiste diten e sotme Meta tha se U flak flamuri shqiptar si lecke nuk ju vjen turp qe jeni nenat dhe motrat e atyre horrave qe qellonin mbi policet po ata police nuk kane nena nuk kane motra nuk kane femije.
Sipas kreut te LSI-se te gjitha ata qe kane vene dore mbi policine te shpallen ne kerkim pasi nuk mundet te shkaterrohen themelet e nje shteti te ndertuar me sakrifica te tera.
a.y/NOA