E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: LSI e distancuar nga incidentet, PS tensionon situatën

TIRANE- Kreu i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta ka kerkuar nga policia te veproje me forcen e ligjit ndaj gjithe shkelesve te rendit e ligjit ne kete vend.

Gjate takimit te tij me kreun e vezhguesve te ODIHR-it, Jonathan Stonestreet, e duke iu referuar incidenteve qe kane shoqeruar fushaten qe ne nisje te saj, Meta ka sqaruar pozicionin e partisë që drejton.

Asnjë incident nuk është shkaktuar nga LSI. LSI është e distancuar dhe asnjë incident nuk është shkaktuar nga LSI në këtë fushatë elektorale- tha Meta. Ai akuzoi Partine Socialiste se eshte ajo qe po kërkon të tensionojë situaten.

Meta ka deklaruar se partia qe drejton eshte e interesuar per zgjedhje te lira e te ndershme, nderkohe qe i beri apel policise te beje detyren e saj ndaj dhunuesve te ligjit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›