E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Largohem optimist nga Serbia

Zevendeskryeministri Ilir Meta duke folur nga Beogradi ne nje interviste te drejtperdrejte ne “Zerin e Amerikes” ka theksuar se largohet optimist nga Serbia.

“Largohem me nje optimizem shume me te madh, sepse ky bashkepunim mes dy vendeve ka celur nje prespektive te re”, eshte shprehur Meta.

I pyetur per mosmarreveshjen mes dy vendeve ne lidhje me njohjen e Kosoves, Meta theksoi se qendrimet e Tiranes dhe Beogradit jane te kunderta dhe theksoi se e ardhmja e rajonit eshte integrimi ne BE.

“Shqiperia dhe Serbia si dy vende te rendesishme per paqen dhe stabilitetin kane nje projekt te perbashket qe eshte anetaresimi ne BE. Vetem kur i gjithe rajoni se bashku me Kosoven, do te bashkepunojne, atehere do te kete paqe dhe prosperitet per rajonin. Ne kemi pasur mosmarreveshje te qarta per Kosoven, por besoj se e ardhmja e saj eshte integrimi ne BE”, deklaroi Meta.

“Pavaresisht nga mosmarreveshjet e perkohshme mes dy vendeve eshte e rendesishme te kete bashkepunim”, shtoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›