E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Mazhoranca do te respektoje cdo rezultat

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta në një intervistë për Abc news deklaroi se mazhoranca do të pranojë cdo rezultat që do të dalë nga numërimi i votave të tjera të hedhura në kutitë e gabuara. Zoti Meta vlerësoi vendimin e Kolegjit Zgjedhor që shpalli këto fletë si të vlefshme ndërsa deklaroi se roli i Komisionit të Venecias është i mirëpritur.

“ Vendimi i Kolegjit duhet respektuar dhe mazhoranca do të respektojë dhe pranojë cdo rezultat. Procesi zgjedhor, ende nuk ka përfunduar. Deklaratat e ramës janë në kundërshtim me ligjin. Fletët në kutitë e gabuara janë të vlefshme dhe rol i Komisionit të Venecias është i mirëpritur. Rezultati i ngushtë i Tiranës ishte një provë”, u shpreh zoti Meta.

Kreu i LSI-së tha gjithashtu se “ partia e tij është një forcë e qëndrueshme në rritje dhe gjithmonë në të mirë të vendit”, duke theksuar se koalicioni qeverisës është fitues dhe se e rëndësishme sipas tij është që qeverisja të ketë sukses.

Duke folur për opozitën, zoti Meta tha se “ konflikti politik vjen nga lidershipi i PS-së. Partia Socialiste të marrë përgjegjësitë e saj. Kjo parti s’ka dhënë asnjë kontribut pozitiv dhe i duhet kohë që të reflektojë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›