E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Me 23 qershor fund krizes

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi një miting në qytetin e Lezhës ku prezantoi kandidatët e saj në këtë qark.

I pranishëm para mbështetësve të LSI-së ishte edhe kreu i kësaj force politike, Ilir Meta. Meta tha se më 23 qershor duhet të marrë fund epoka e krizave, si ekonomike, politike, institucionale dhe shoqërorëre. “Është një kohë krizë sigurie për jetën, krizë politike dhe institucionale qeverisëse, krizë besimi që ka mbërthyer qeverinë tonë. Kjo krizë ka lënë mijëra familje në mëshirë të fatit, nuk po kursen humbjen e mijëra vendeve të punës. Sot të gjithë Zgjedhjet 2013Berisha: 3 ligjet, po kushtit të opozitës Vëzhguesit vendorë: Të plotësohet KQZ“Asnjë kompromis në monitorimin e zgjedhjeve” e dinë se janë rritur cmimet jo thjesht për produktet e luksit, por edhe për elementet më jetikë për të përballuar jetesën”, tha ai. Lista e LSI-së për Qarkun e Lezhës kryesohet nga Monika Kryemadhi ndjekur nga Petrit Gjoni. Meta: Më 23 qershor ndryshon Shqipëria Ilir Meta në Ballsh e vuri theksin tek plani i LSI-së për punësimin, duke shigjetuar në të njëjtën kohë Kryeministrin Sali Berisha. "Kemi dallime shumë të forta me Kryeministrin që do të largohet, sepse ne me planin tonë të punësimit duam që ta vëmë Shqipërinë në punë, ndërsa Saliu me përrallat që tregon çdo natë, do që ta verë në gjumë. Por "Mallakastra dhe e gjithë Shqipëria nuk mund të votojnë më për premtime boshe. Shqetësimi ynë është punësimi i mallakastriotëve dhe shqiptarëve, sidomos i të rinjve dhe të rejave. Miratimi i statusit të naftëtarit do të jetë një prioritet kryesor i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ne kemi plan të qartë për hapjen e vendeve të reja të punës në të gjitha fushat, në atë të industrisë, të shërbimeve, të bujqësisë dhe të industrisë agropërpunuese, në energjetikë, etj", tha Meta. Sipas zotit Meta pas 23 qershorit, jo vetem zona e Mallakastres, por e gjithe Shqiperia do te ndryshoje faqe. "Me LSI-në Mallakastra do të gjallërohet, do të zgjohet më shpejt në mëngjes sepse kanë ku të shkojnë njerëzit, do të shkojnë në punë. Në 23 qershor me votën tuaj do t'i jepni një çlirim të jashtëzakonshëm të gjithë popullit shqiptar", tha Meta. Per kandidatin e pare ne liste per qarkun Fier ku ben pjese edhe Ballshi, Petrit Vasili vota per LSI-ne eshte vote per integrimin e vendit. Sipas tij LSI eshte forca qe ka prioritet qytetaret dhe kete do ta tregoje edhe pas fitores se 23 qershorit. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›