E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Nëse PS s`ka kandidat, formalizohet Zaganjori

Kreu i LSI-së Ilir Meta ka deklaruar sot s nëse nuk do ketë propozime nga ana e opozitës, që të rezultojnë bindëse edhe për maxhorancën, do të votohet kandidatura e Zaganjorit”.  Në një konferencë për mediat, Meta theksoi se është për të ardhur keq që edhe raundi i tretë u konsumua pa arritur një konsensus politik për të votuar presidentin e ri të vendit.

“Është për të ardhur keq që edhe raundi i tretë nuk funksionoi megjithatë kushtetuta i ka parashikur të gjitha raundet që duhen konsumuar ndaj tani përgatitet për ruandin e 4 i cili natyrisht nuk e përjashton mundësinë e konsensusit" shtoi Meta.

Ai ka deklaruar se mbetet në koherencë me qëndrimet e tij publike, që kanë konsistuar në dy elementë; që presidenti të zgjidhet në mënyrë kushtetuese dhe sa më konsensuale.

“Konsensus është fjalë shumë e rëndësishme dhe me shumë kuptim, por është edhe tepër relative, që do të thotë se politikanë të ndryshëm, apo edhe qytetarë të ndryshëm mund të kenë kuptime të ndryshme për konsensusin. Agazhimet tona ka qënë publike dhe para disa javësh kemi qënë në një pozicion tjetër ku lideri i mazhorancës theksoi se presidenti do të zgjidhej nga PD-ja dhe kjo ndryshoi si rezultat i shumë elementëve përfshirë edhe kontrubutin tonë kontruktiv në mënyrë që të arrinim një kompromis të rëndësishëm” tha ai.

Sipas Metës, mundësisë për konsensus që i është dhënë opozitës edhe ajo duhet t`i përgjigjej me një mundësi tjetër për konsensus që i drejtohet maxhorancës.

“Ka qenë përpjekje e sinqertë për konsensus. Nëse kandidatura e Zaganjorit për arsye kryesisht të mënyrës së komunikimit me opozitën nuk e gëzon konsensusin parlamentar, e kam theksuar se kjo figurë do gëzojë konsensus më të gjerë në opinionin publik” tha Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›