Meta: Padia për kufijtë ujorë, vendim i gabuar

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta ka reaguar për padinë e Partisë Socialiste për kufijtë ujorë në Kushtetuese. Meta e konsideroi vendimin e PS-së si të gabuar. Sipas Ilir Metës, lidhur me këtë çështje ka institucione të posaçme. Partisë Socialiste do të dorëzojë në Gjykatën Kushtetese padinë për marrëveshjen për kufijtë ujorë.
Një grup partish opozitare, nga e majta dhe e djathta kanë vendosur t'i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të verifikuar kushtetutshmërinë e marrëveshjes së arritur mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufijtë ujore mes dy vendeve.Ato pretendojnë se nga kjo marrëveshje Shqipëria ku humbur 354.4 kilometra katror sipërfaqe ujore.Përfaqësuesit e partive opozitare pretendojnë se para ratifikimit të Marrëveshjes së kufijve ujorë nga Parlamenti, Gjykata Kushtetuese ka komptencën të verifikojë kushtetueshmërinë e saj.