E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Pavarsia e Kosovs, frym paqeje n rajon

Shefi i diplomacisë shqiptare Ilir Meta vlerësoi se Kosova e pavarur, që tashmë është realitet ka krijuar një frymë paqeje në rajon.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICO), Peter Feith, Meta theksoi se Shqipëria e mbështet Kosovën dhe institucionet e saj, duke rikujtuar se pavarësia e saj është e pakthyeshme.

Kryediplomati shqiptar shtoi se është i domosdoshëm dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit për cështje teknike.

"Ne do të bashkëpunojmë fort me Kosovën. Ndërtimi i urave të bashkëpunimit është i vetmi mjet që i shërben klimës në rajon", theksoi Meta.

Nga ana e tij, Faith theksoi se një nga objektivat më të rëndësishem është zhvillimi i negociatave, duke shtuar se një prej mënyrave më të mira për të zgjidhur problemet është zbatimi i planit 'Ahtisari'.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›