E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta Politika fajtore qevendi nuk po integrohet

Ilir Meta thote se objekt i takimeve ne Berlin ishte intesifikimi i kontakteve me forcat politike ne Gjermani dhe ne Bundestag dhe shkembimi i pikepamjeve lidhur me progresin e mundshem drejt BE-se. Ne axhenden e vizites ne Gjermani ishin takimet me zedhenesin per Poltiken e Jashtme te grupimit me te madh ne Bundestag CDU ndashCSU Philipp Missfelder zedhenesin per Ceshtjet per Ekonomine te po ketij grupimi parlamentar Joachim Pfeiffer si dhe takimin me perfaqesuesin e Social Demokrateve ne Komitetin e Jashtem te Bundestagut Ditemar Nietan. Bashkangjitur intervista per Deutche Welle ne shqip.

DW Zoti Meta si do ti vleresonit takimet e zhvilluara gjate qendrimit ne Berlin
Meta Jane teper te dobishme. Ne jemi shume te ndergjegjshem per sfidat e medha qe ndeshet BE-ja dhe vete Gjermania si nje nga vendet me rolin shume te rendesishem. Ne kete kuader intesifikimi i takimeve dhe kontakteve jane shume te rendesishme qe te mos humbitet vemendja per Shqiperine dhe Ballkanin. Ne meyre natyrale vazhdon me pas edhe axhenda integruese.

DW Vendet e fqinje kane bere hapa para ne integrimin Europian e sidomos Serbia e cila mori statusin e vendit kandidat per ne Bashkimin Europian. Nderkohe qe Shiqiperia ka marre pergjigje negative. Ku ka mbetur integrimi i Shqiperise sipas jush
Meta Une dua te theksoj rendesine e progresit te te gjithe rajonit drejt BE-se. Hapi perpara i cdo vendi ne rajonin tone eshte nje hap para per rajonin. Shqiperia duhet ta kishte marre kohe me pare statusin e vendit kandidat dhe kohe e cmuar eshte humbur ne kete drejtim. Vleresimi im eshte se arsyeja kryesore ka qene mungesa e pergjegjesise se duhur dhe nivelit te duhur te poltikes sone pa synuar per ta lokalizuar dhe specifikuar ne menyre te vecante. Ne fund te fundit cdo lloj papergjegjshmerie kudo qe ajo mund te vecohet apo te identifikohet eshte nje pergjegjesi qe i mbetet klases politike ne vend. Une e shoh te mundur qe te ecet perpara ne kete drejtim. Duhet te kemi parasysh se do te kishte qene me e lehte pak kohe me pare se sa tani per te ecur me te njejtin ritem sepse shume sifda te reja kane dale tashme per Bashkimin Europian dhe pavaresisht vendosmerise per zgjerim ne te gjithe e dime qe nuk ekziston ai entuziazem qe ka qene me pare. Kjo duhet te na beje me te pergjegjshem per tu rritur me tej dhe per te arritur ato standarde te domosdoshme qe kerkon krijimi i besushmerise per te marre statusin e vendit kandidat.

DW Pra po thoni qe polika shqiptare duhet te lere ndasite dhe te bashkohet ne nje ze ne te mire te inegrimit te vendit ne Bashkim Europian
Meta Politika jone duhet te jete serioze ne menyre qe te fitoje besueshmerine nga Bashkimi Europian. Dihen prej kohesh prioritet e rekomandimet e bera publike dhe njekohesisht dihet se ka munguar vullneti i qarte per te votuar jo vetem keto ligje por edhe per te treguar seriozitetin rreth ketij procesi per te vendosur nje interes mbarekombetar si integrimi mbi axhendat e ngushta politike te cdo force politike apo drejtuesi.

DW 2 Marsi i vitit 1444 ishte dita kur princat shqiptare u bashkuan per nje qellim te perbashket. Duke u nisur nga simboli i kesaj dite qe eshte bashkimi cfare apeli i beni politikes shqiptare
Meta Sfida e politikes shqiptare sot eshte shume me e thjeshte se sa ajo kohe. Duhet me shume pergjegjesi per tu shkeputur nga ambiciet e ngushta politike qe sjellin nje nervozizem dhe nje ngerc qe nuk lejon konkretizimin e atij vullneti politik qe e kane te gjithe forcat poltike e populli shqiptar integrimi ne BE. Le te sherbeje si nje reflektim per te gjithe si nje apel per te pershpejtuar te gjitha ato hapa dhe vendime qe duhet te marre parlamenti dhe politika ne Shqiperi te cilat shtojne besimin tek partenret Europiane dhe i japin Shqiperise statusin e vendit kandidat.

DW Mbi baza nacionaliste ne jeten politke shqiptare po behet e pranishme edhe Aleanca Kuq e Zi. Do jete vertet nje faktor ajo ne zgjedhjet e vitit 2013
Meta Shqiperia ka nevoje per energji te reja edhe ne jeten politike per te cliruar energji pozitive. Energji qe na ndihmojne per te ndertuar me mire cdo gje qe nga institucionet qe nga besmi tek njeri-tjetri dhe besimi i qytetarit tek shteti dhe politika. Une vleresoj cdo inciative te re cdo guxim per te sjelle levizje te reja ne poltiken shqiptare por ato duhet te jene konstruktive dhe ne ate linje qe eshte i orientuar nje objetiv mbarekomebtar integrimi europian.

DW Pak me shume se nje vit na ndajne nga zgjedhjet parlamentare. Ne zgjedhjet e vitit 2009 koaliconi juaj me PD ishte fitues i zgjedhjeve. Si e shikoni ju te ardhmen e koalicionit PD-LSI ne zgjedhjet e vitit 2013
Meta Per momnetin ne duhet te perqendrohemi tek plotesimi i ketyre prioriteteve dhe rekomandimeve te Komisionit Europian ky do te jete edhe preokupimi i LSI-se. Nese vemendja jone do te ishte tek zgjedhjet e qershorit 2013 shume nga keto reforma do te vonoheshin dhe kompromentoheshin. Eshte e domosdoshme te hidhen disa hapa ne drejtim te reformes zgjeodhre drejtesise dhe disa problemeve te tjera qe kane mbetur pezull.

DW Mund te perkthehet kjo si nje angazhim tuajin serish ne qeveri
Meta Angazhimi im eshte aderimi ne Komisionin e Intergrimit Europian ne Parlament. Ky eshte tregues i prioritetit kryesor te LSI-se dhe timit personalisht. Angazhimi im ne qeveri une mendoj se eshte nje ceshtje qe nuk perben prioritet per mua dhe LSI-ne. Ne jemi nje force e cila ka marre pergjegjesine per te bashkeqeverisur dhe koleget tane punojne per te perfaqesuar kete force politike me dinjtet dhe profilin e saj.

DW Se shpejti do te zgjidhet edhe Presidenti i ri i Republikes se Shqiperise. Cfare kushtesh duhet te plotesoje ai Ka ndonje emer konkret qe LSI-ja mund te propozoje apo ta mbeshtese
Meta Ne nuk nxitohemi per tu bere pjese e nje debati te parakohshem aq me teper per ta personalizuar. Me i rendesishem eshte procesi. Ai duhet te jete kushtetues transparent konstruiktiv dhe ne fund te dale nje president me integritin e domosdoshem per te garantuar funksionim e institucioneve ne vend dhe te jete nje figure e pranishme dhe e respektuar.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›