E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Politika te ngrihet mbi interesat personale

Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur sot kryesinë e partisë dhe zyrtarisht është shpallur e hapur gara për kreun e ri të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Kreu aktual Ilir Meta në fjalën e tij theksoi se përmbushja e reformave dhe është mënyra më e mirë për përshpejtimin e proceseve integruese të vendit. "Bashkimi Europian ka sfidat e tij dhe mënyrë më e mirë për të realizuar ambiciet tona është përshpejtimi i reformave dhe kjo relalizohet përmes një bashkëpunimi të përgjegjshëm mes klasë politike në Kuvend dhe jashtë tij”, u shpreh Meta, duke kërkuar se klasa politike të ngrihet mbi interesat personale dhe të bashkëpunojë në interes të vendit.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, i cili garon përballë Metës për kreun e LSI-së ritheksoi qëndrimin e tij se nuk kandidon për të mundur Ilir Metën, por që LSI të fitojë zgjedhjet e 2013-ës ndërsa shtoi se duhet të zhvillohet një garë transparente dhe jo me debate jashtë korridoreve.

“Ju falënderoj se duke pranuar kandidimin tim në këtë fazë të rëndësishme, ku gjendet LSI të mund të ofroj një kontribut më shumë që vlera jonë që lidhet me funksionimin demokratik, të shpaloset në këto zgjedhje me një vlerë dhe dimension tjetër me synimin të ruajmë gjithçka të mirë që ka bërë LSI që në themelimin e saj, por të mos tu kënaqur me kaq, por të ridimensiojmë rolin e saj me sfidat e afërta siç janë zgjedhjet e vitit 2013”, shtoi Luan Rama.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›