E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Prioritet, integrimi n BE

Kreu i diplomacisë shqiptare Ilir Meta hapi konferencën dyditore të ambasadorëve shqiptarë nepër botë, që zhvillohet në Tiranë. I pranishëm në këtë eveniment ndodhet edhe kryeministri Sali Berisha.

Ministri i Jashtëm theksoi se prioritet i Shqipërisë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian, ndërsa theksoi se shumë shpejt pritet edhe liberalizimi i vizave.

"Kemi përmbushur të gjitha detyrimet e udhërrëfyesit. Raportet me vendet e rajonit janë intensfikuar", theksoi Meta.

Sipas numrit një të diplomacisë, Kosova mbetet një prioritet i politikës së jashtme shqiptare.

"Mes Serbisë dhe Kosovës duhet të zhvillohet një dialog konstruktiv, me karakter teknik. Projektrezoluta e njëanshme e Serbisë e paraqitur në OKB është një akt i nxituar", u shpreh Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›