E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Rama te tregoje pse hoqi dore nga kutite

Perse Rama nuk hoqi dore per fletet dy dite para se te merreshin 2 vendimet e rendesishme te BE-se vizat dhe statusit kandidat as 2 muaj me pare por fiks pas 2 ditesh nga vendimi. Sepse ai shpresonte qe vendi te mos perfitonte vizat. Por ky hap u kalua dhe me pas ishte vendimi tjeter i madh ai per statusin kandidat ku dialogu politik ishte primar si kusht dialog qe Rama e mbajti peng theksoi Meta ne nje bashkebisedim me gazetaret.

Meta kujtoi se ceshtja e fleteve per nje vit reshte nuk u drejtua as ne Komisionin e Venecias por u diskutua neper rruge e sheshe me greva. Aleati kryesor i kryeministrit Berisha Ilir Meta i kerkoi kreut te opozites qe tu tregoje shqiptareve pse nuk e dergoi ceshtjen ne Komisionin e Venecias komision shume i besueshem te cilit i referohet dhe Evropa dhe vendet demokratike por pa asnje shpjegim terhiqet per fletet kur protestoi per nje vit e ca.

I pyetur nga gazetaret per pasurite e tij Meta theksoi se cdo deklarim e ka bere ne Inspektoratin e Larte te Deklarimit te Pasurive ndersa per akuzat ndaj ministrit Petrit Vasili Meta tha se PS nuk ka pse te vazhdoje me akuza boshe por ti drejtohet Prokurorise nese ka prova konkrete.

2010-11-20 1520

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›