E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Shmangem zgjedhjet e parakohshme

Një ditë pasi u tregua besnik me Sali Berishën, duke i dhënë votat e LSI për të zgjedhur president Bujar Nishanin, Ilir Meta e vlerësoi procesin si kushtetues, që shmangu zgjedhjet e parakohshme dhe nxori një produkt të vlerësuar nga të tërë.

”Ka pasur disa mundësi për konsensus dhe në fund fare kemi pasur rolin e parlamentit sovran, që ka pasur për detyrën e kreut të shtetit në përputhje me kushtetutën, që jepte në mungesë të konsensusit, të vetmen zgjidhje konkrete, për të shmangur zgjedhjet e parakohshme. Produkti konkret i procesit, që tani është presidenti i ri, Bujar Nishani, pavarësisht nga përkatësia në të kaluarën në PD, absolutisht është një figurë tepër konstruktive dhe me këtë pikë mendoj se edhe opzoita ndan Zgjedhja e presidentitKosova uron NishaninMaqedonia uron Nishanin”Presidenti, humbët një tjetër shans” të njëjtin vlerësim, pavarësisht nga qëndrimi i saj politik për arsye natyrisht të pakënaqësisë së saj për mosarritjen e një konsensusi për emrat”, deklaroi Ilir Meta.

Me një përgjigje të shkurtër, por kategorike, kreu i LSI-së hodhi poshtë mundësinë e pjesëmarrjes së tij në qeverinë Berisha. ”Media bie viktimë e të pavërtetave, por edhe kio është demokratike”, tha kryetari i LSI-së.

Pas sigurisë se kjo mazhorancë nuk do të rrëzohet deri në 2013-ën, e vetmja gjë që pritet tani me interes është emri që kryeministri do të përzgjedhë për t'i besuar Ministrinë e Brendshme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›