Meta: Shqipëria, shembull se si demokracia sjell zhvillim ekonomik
VJENE - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta mori pjesë si panelist nderi në Konferencën Vjetore të Qendrës për Dialog Global dhe Bashkëpunim (CGDC) në Vjenë.
Gjatë panelit mbi Demokracinë dhe Fuqinë Ekonomike, Meta mbajti një fjalim dhe më vonë iu përgjigj interesit dhe pyetjeve të pjesëmarrësve.
Siç bën të ditur zyra për shtyp e LSI-së, gjatë fjalës së tij, Meta parashtroi një analizë mbi fuqinë e tregjeve financiare në botë dhe influencën që ato ushtrojnë mbi politikën, duke prekur njëkohësisht marrëdhënien mes funksionimit të demokracisë dhe presionit që fuqia ekonomike e aktorëve financiarë ushtron mbi vlerat themelore të një sistemi demokratik.
Kreu i LSI-së u shpreh se "prosperiteti i qytetarëve, është fuqia e vërtetë ekonomike e një vendi, dhe kjo lidhet ngushtë me zhvillimin e vazhdueshëm dhe afatgjatë socio-ekonomik si dhe me pozicionimin e shtresave të mesme në strukturat sociale të vendit."
Gjithashtu, Meta theksoi se kjo duhet shoqëruar me një shpërndarje të politikave dhe efekteve të barazisë në shoqëri duke forcuar përgjegjshmërinë e të zgjedhurve ndaj zgjedhësve.
Duke folur për marrëdhënien mes demokracisë dhe fuqisë ekonomike, Meta tha se Shqipëria dhe rajoni i Ballkanit janë shembuj të mirë të vendeve ku zhvillimet demokratike gjatë viteve të fundit kanë sjellë benefite ekonomike për qytetarët, veçanërisht sot që të gjitha këto vende janë angazhuar tërësisht në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
“Sfida jonë sot është se si të sigurojmë vazhdimësinë e rritjes ekonomike për vitet e ardhshme, dhe këtu jam i bindur që ndajmë të njëjtin qëllim me partnerët tanë evropianë.”
Në këtë drejtim, Meta u shpreh se rritja e përgjegjshmërisë të të zgjedhurve ndaj elektoratit të tyre do të sillte një fuqizim të qytetarëve si dhe do të rriste cilësinë e demokracisë.
"Gjithashtu, roli i shtetit në mbikëqyrjen e tregut është shumë i rëndësishëm në mënyrë që të sigurohen mundësi të barabarta për të gjithë dhe një zvogëlim i hendekut mes të pasurve dhe të varfërve. Një përqasje aktive dhe mbikëqyrëse e shtetit ndaj tregut financiar, do të eliminonte shanset e krizave, do të rriste luftën ndaj varfërisë në botë, do të stimulonte punësimin, do të shtonte solidaritetin social dhe njëkohësisht do të mbështeste rritjen e shtresave të mesme."- u shpreh Meta.
(er.nu/BalkanWeb)