E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Te forcojme dialogun politik

Një ditë pas zgjedhjes së ri të vendit vetëm me votat e mazhorancës, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka bërë apel për të ecur me shpejtësi drejt përmbylljes përfundimtare të reformës zgjedhore, të reformës parlamentare dhe të zgjidhjes së cështjes së imunitetit, duke theksuar se tani është koha për të forcuar dialogun politik, për të çuar përpara reformat dhe për të parë drejt një të ardhme të përbashkët.

"Procesi i zgjedhjes së Presidentit ka qenë produkt i një procesi të gjatë në kohë, i një dialogu të vazhdueshëm, i tryezave të vazhdueshme, që ka përfshirë të gjitha forcat.Ka patur shumë kandidatë dhe disa mundësi për konsensus. Parlamenti pati detyrën për t'i dhënë zgjidhje procesit, për të evituar zgjedhjet e parakohshme", tha Meta, në një dalje për mediat.

Ndërkohë duke folur rreth figurës së Nishanit, Meta shprehur bindjen se pavarësisht përkatësisë së tij në Partinë Demokratike, Nishani tani do të jetë një figurë konstruktive, bashkëpunuese dhe institucionale. "Mendoj se edhe opozita ndan të njëjtin mendim për personalitetin e zgjedhur, pavarësisht qëndrimit të saj politik. Konsensusi kërkon dy palë. Procesi i zhvilluar, nuk ishte më perfekti, por ishte më transparenti dhe gjithëpërfshirësi", tha Meta.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›