E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Te hapur per bashkepunim

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta është takuar me ambasadorët e Bashkimit Europian, ku siç ai tha u diskutua për një sërë çështjesh të rëndësishme mes të cilave edhe realizimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Zoti Meta i pyetur edhe per qendrimet e socialisteve pro nje riafrimi me LSI-ne theksoi se kjo force politike eshte e hapur per bashkepunim qe do te sherbente per te miren e vendit dhe integrimin e tij ne Bashkimin Europian.

Nderkohe kreu i LSI-së e quajti nje hap te rendesishem edhe realizimin e nje referendumi per tre ligjet kusht per marrjen e statusit te vendit kandidat, por nga krahu tjeter kerkoi me shume impenjim nga dy kampet e medha politike per te gjetur gjuhen e perbashket.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›