E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta Te zgjidhim ceshtjen e imuniteteve

Në një takim me kryetarët e degëve të Lëvizjes Rinore për Integrim, Ilir Meta kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka përgëzuar për punën dinamike të deritanishme të kësaj organizate. Ai ka premtuar një përfaqësim të gjerë të LRI-së në strukturat e kësaj force politike për ta kthyer në një zë të fuqishëm në të gjitha nivelet.

Ilir Meta foli edhe për zhvillimet e fundit politike në vënd si reforma zgjedhore përfshi përpjekjet për ndryshime kushtetuese që lidhen me imunitetet.

"Jemi përpara disa javëve të rëndësishme për vëndin. Para pak kohësh u miratua reforma zgjedhore ku qëndrimi ynë ishte abstenim. Që do të thotë se kemi vlerësuar konsensusin megjithëse me vonesat. Por natyrisht kemi qënë të bindur se kanë qënë të gjitha mundësitë për të korrigjuar në thelb disa padrejtësi të krijuara me kohë Debati mbi imunitetinLSI: Heqja e imunitetit, jo test force Rama: Nuk votojmë më 6 gusht Berisha fton sërish Ramën në kodin zgjedhor. Por kemi vlerësuar konsensusin pasi ka qënë një kërkesë e BE-së, një kërkesë tepër e rëndësishme sikurse një kërkesë kaq e rëndësishme që Shqipëria të meritojë statusin e vendit kandidat këtë vjeshtë është njëkohësisht edhe zgjidhja e cështjeve të imuniteteve për politikanët dhe zyrtarët e lartë çështje për të cilën LSI ka qënë mjaf aktive për të kontribuar për një zgjidhje sa më të pranueshme të kësaj çështje e cila është tepër e rëndësishme për marrjen e statusit të vendit kandidat", tha Meta.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›