Meta: Zgjedhjet? Ne vitin 2013

Ne nje takim me gazetaret, ministri i Jashtem Meta theksoi se partite duhet te pergatiten per zgjedhjet pas tre vitesh, pasi kush nis me pare garen lodhet me shpejt.
Duke vleresuar si pozitive hyrjen e deputeteve socialiste ne kuvend, numri dy i qeverise theksoi se propozimet e tyre do te shqyrtohen sipas te gjitha procedurave te parlamentit, por nuk shprehu ndonje qendrim nese do te kete nje pershpejtim ne kete drejtim.
"Eshte per te ardhur keq qe opozita kundershton edhe institucione te njohura nderkombetare", u shpreh Meta, duke permendur Komisionin e Venecias, te cilin e vleresoi si nje institucion shume te besueshem dhe qe ka dhene ndihmen e tij edhe me pare per Shqiperine.
Zevendeskryeministri theksoi nder te tjera se maxhoranca eshte treguar e hapur dhe i ka lene mundesi presidentit te kerkoje pika te tjera takimi, nderkohe pala tjeter ka vendosur nje kusht te vetem.