Meta: Zgjidhja prmes Kushtetuts

Ministri i Jashtëm, njëherazi zëvendëskryeministër i vendit Ilir Meta deklaroi se zgjidhja e ngërcit vjen përmes transparencës dhe kushtetutës.
Meta kërkoi që Partia Socialiste t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për pretendimet e saj, dhe se qeveria do të zbatojë cdo vendim që merr gjykata për cështjen.
Duke folur për rezolutën e Parlamentit Evropian, Meta theksoi se dy dokument është shumë i qartë për kutite e votimit. Numri dy i qeverisë shtoi se palët duhet të punojnë bashkë për zgjidhjen.
"Përderisa ka mosmarrëveshje duhet të ulemi dhe t'i zgjidhim ato. PS duhet të tregojë vullnet për zgjidhjen", tha Meta.