E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta apel klases politike te mos pengoje integrimin e vendit

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, i ka bërë apel klasës politike të miratojë sa më parë reformën parlamentare dhe ligjin për Gjykatën e Lartë. Në konferencën për shtyp, kreu i LSI-së theksoi se kapriçot politike nuk duhet të bëhen pengesë për procesin e integrimit europian të vendit.

Meta: Qëndrimi i ministrit të jashtëm shqiptar parimor dhe transparent
Kreu i lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka folur sot për vizitën e ministrit të Jashtëm Edmond Panarit në Greqi. Ai e ka konsideruar një vizitë shumë të rëndësishme lidhur me diskutimet dhe qëndrimet që u mbajtën, sepse ishin çështje të vështira dhe të mbartura nga e kaluara.
“Fakti që Panariti ka kërkuar abrogimin e përfundimit të ligjit të luftës është një tjetër hap i rëndësishëm për të larguar hijet e së kaluarës mes dy vendeve në emër të një të ardhmeje të përbashkët për gjithë qytetarët tanë”- tha Meta, i cili e ka vlerësuar qëndrimin e ministri të jashtëm shqiptar parimor dhe transparent lidhur me çështjen e shumë debatuar të kufirit detar.

“Lidhur me çështjen e debatuar të kufirit detar mes dy vendeve qëndrimi i ministrit të jashtëm ka qenë parimor dhe transparent që kjo çështje do zgjidhet në respekt të kushtetutës së vendit dhe ligjeve kombëtare e ndërkombëtare që tregon vullnetin në transparencëë të plotë në respekt të kushtetutës së vendit dhe ligjit ndërkombëtar”-vijoi ai.Gjithashtu kreu i LSI ka vlerësuar edhe ngritjen e së çështjes çame dhe pronave të shqiptarëve në Greqi në të gjitha takimet zyrtare, duke theksuar se përpjekja për zgjidhjen e kësaj çështje forcon marrënëdhniet mes dy vendeve.
Një çështje e rëndësishme, të cilën theksoi Meta ka qenë kërkesa e Panaritit për t’i gjetur zgjidhje e bllokimit të transportit urban dhe marrëveshja për njohjen reciproke të patentave.
Ai tha gjithashtu se angazhimi i Greqisë për të mbështetur integrimin larg kushtëzimeve tregon vullnetin e të dy palëve për t’i shërbyer jo vetëm forcimit të dy vendeve, por edhe konsolidimit të një të ardhmeje evropiane.
Ndërsa i pyetur për incidentin me flamurin kombëtar shqiptar, Meta tha se fakti që 3 herë u kërkua falje për të do të thotë se nuk ishte diçka e organizuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›