Meta dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Shqetësim për përshkallëzim të konfliktit në rajon

TIRANE, 1 tetor/ATSH/ Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në rrjetin social X dënoi sulmin e Iranit ndaj Izraelit dhe shprehu shqetësimin e thellë për rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit në rajon.
“Mbështes thirrjet dhe përpjekjet e vazhdueshme të SHBA dhe aleatëve perëndimorë për shtensionimin e situatës, për armëpushim, për krijimin e mundësive për ndihmë të menjëhershme humanitare si dhe për fillimin e një procesi të qëndrueshëm drejt paqes”, shkroi Meta.
Milicia e Hezbollahut në Liban, e mbështetur nga Irani, nisi një sulm të dytë me raketa në zonën më të madhe të Tel Avivit, thanë sot Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF).