Meta i kundërpërgjigjet PS: Do dorëhiqem pas tre vjetësh, koalicioni LSI-PD funksionoi

Tiranë, 5 korrik, NOA Pas kërkesës së Partisë Socialiste që ministri i Jashtëm Ilir Meta të japë dorëheqjen për arrestimin e ish punonjësit të MPJ-së, Almir Rrapo, për trafik dore, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta iu përgjigj opozitës se do të dorëhiqet, por vetëm pas afatit kushtetues, pra pas tre vitesh.
Duke iu referuar arrestimit të zyrtarit të MPJ-së, Almir Rrapo, brenda në ambasadën amerikane, të premten, ministri i Jashtëm, Meta deklaroi se arrestimi i tij dëshmon në mënyrë të qartë tolerancën zero të mazhorancës qeverisëse në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, luftë në të cilën nuk kursehet askush.
Kryediplomati shqiptar përgëzoi në këtë kontekst forcat e specializuara të antitrafikut jo vetëm për zbatimin e ligjit por edhe për bashkëpunimin me partnerët amerikanë, që rishtas konfrimojnë luftën e pandalshme dhe tolerancën zero ndaj korrupsionit që nuk kursen askënd, sikundër ishte edhe rasti i zyrtarit të MPJ-së.
Pas deklaratës së kryeministrit sot në mbledhjen e grupit të PD-së, se Koalicioni me LSI-në ia doli mbanë në realizimin e premtimeve të mazhorancës, i pyetur për mendimin e tij për koalicionin me PD-në, lideri i LSI-së, njëherësh zëvendëskryeministri Ilir Meta theksoi se që nga dita që u shpall koalicioni i imponuar nga votat e sovranit, ka treguar që ka qenë një koalicion funksionues. Ka një bilanc pozitiv, tha Meta, në funksionimin e institucioneve qeverisëse dhe ka shënuar një progres të dukshëm në raportet e Shqipërisë me BE-në.
Duke iu referuar marrëveshjes për koalicionin LSI-PD që lindi në 4 korrikun e vjetshëm, Meta tha se ai lindi në ditëlindjen e Ramës, ndaj e uroj atë".
mit/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")