E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta jashtë qeverisë, Berisha shkarkon zv/ministrat e LSI-së

TIRANE - Pas largimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim nga koalicioni qeverisës, Sali Berisha ka liruar nga detyra të gjithë zëvendësministrat e kësaj force politike.

Me vendimet e marra sot gjatë zhvillimit të mbledhjes së kabinetit qeveritar, lënë postet e zëvendësministrave:

Edmond Hoxha, lë detyrën si zëvendësministër i Integrimit

Klajda Gjosha, lë detyrën si zëvendësministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta

Selim Belortaja, lirohet nga detyra si zëvendësministër i Punëve të Jashtme

Ylli Manjani, lirohet nga detyra si zëvendësministër i Punëve Publike dhe Transportit

Sokol Dervishi, lë detyrën si zëvendësministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës

Nora Malaj, lë detyrën si zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës

Tokli Thomaj, lë detyrën si zëvendësministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›