E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Meta kërkoi divorcin nga Kryemadhi, zhvillohet sot seanca për zgjidhjen e martesës

Do të zhvillohet ditën e sotme (21 Shkurt) në orën 10:30 seanca gjyqësore për zgjidhjen e martesës së Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës.

Padia për divorc është ngritur nga presidenti i PL-së, Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli.

“Lidhur me çështjen me paditës I.M dhe të paditur M.K. Me objekt “zgjidhje martese” është caktuar seanca gjyqësore 21.02.2025, ora 10:30”, informon gjykata më 23 Janar.

Meta dhe Kryemadhi janë martuar në tetor të 1998 dhe nga martesa kanë tre fëmijë, Bora, Besar dhe Era Metaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›