Meta me investitorë italianë, premton krijimin e agjencisë së eksporteve
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta është takuar sot me investitorë italianë në sektorin prodhues të cilëve u ka premtuar krijimin e agjensisë së eksporteve.
Qëllimi ynë është të vëmë Shqipërinë në punë. Plani ynë i punësimit është zgjidhje për qytetarët ka theksuar Meta.
Ndërsa ftoi investitorët italianë të investojnë në Shqipëri kreu i LSI-së premtoi ndërtimin e parqeve industriale me investitorë të huaj.
Gjithashtu Meta theksoi se pas ardhjes në pushtet të opozitës do të aplikohet rimbursimi automatik i TVSH-së.