E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta mohon lajmet per kërcënimet ndaj tij

TIRANË- Kreu i LSI-së, Ilir Meta ka mohuar vërtetësinë e lajmit se ai dhe familja e tij janë kërcënuar. I pyetur nga media gjatë një konference që mbajti në mesditë për reformën zgjedhore, Meta ka deklaruar prerë se nuk ka asgjë shqetësim, as ai e as familja e tij. Kjo është një histori e denjë për sumer page që nuk meriton vëmendje. Nuk kam asnjë shqetësim, për mua i vetmi shqetësim mbetet angazhimi i forcave politike gjatë dy muajve për integrimin- tha ai.

Meta edhe pas insistimit të gazetarëve se evtë ministria e Brendshme ka pranuar marrjen në mbrojtje, nuk ka pranuar të bëjë komente. Këtë gjë kërkojeni te ata që qarkullojnë lajme të tilla- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›