Meta në Beograd, takohet me presidentin Tadiç

Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta është takuar sot në Beograd, me presidentin e Serbisë, Boris Tadiç, duke i filluar kështu bisedimet me zyrtarët e lartë serbë.
Në takim, zoti Tadiç, ka theksuar rëndësinë e marrëveshjes për bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar, tregtisë ilegale me drogë dhe terrorizmit ndërkombëtar.
Megjithë mendimet e kundërta për Kosovën, theksi i bisedimeve është vënë në përmirësimin e bashkëpunimit dypalësh, që është në nivel të ulët, e veçanërisht në fushën e ekonomisë.
Zoti Meta, njëherësh zëvendës kryeministër i Shqipërisë, në orët e mbrëmjes takon edhe ministrin e brendshëm, Ivica Daçiç dhe ministrin e jashtëm, Vuk Jeremiç, ndërsa është paralajmëruar edhe takimi me nënkryetarin e qeverisë së Serbisë, Bozhidar Gjeliç.
Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta, nesër merr pjesë në manifestimin e shënimit të përvjetorit të vrasjes së ish kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiç ndërsa ditën e sotme ai ka bërë homazhe në varrin e tij.