E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta në Fier: Shqipëria në kriza ekonomike nga i njëjti person, Berisha, ai që e dogji në 97

Fier, 24 qershor NOA LSI ka zhvilluar sot një miting në Fier, ku kreu i kqësaj partie u ka premtuar banorëve se do të nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike që sipas tij e ka që e ka futur përsëri i njëjti person, Sali Berisha, ai që e dogji dhe e shkatërroi në 1997.

Koha ecën dhe ne të gjithë duam që koha të vrapojë se mezi po presim që po afron 28 Qershori për të larguar Sali Berishën, dhe për të sjellë në pushtet LSI-në, dhe të majtën progresiste. Fitoren unë e shoh dhe e ndjej kudo, në të gjithë Shqipërinë. E ndjej aq fuqishëm në Mallakastër, në Gjirokastër, në Përmet, Tepelenë tha Meta.

Fitorja e LSI është e vetmja rrugë për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike që e ka futur përsëri i njëjti person, Sali Berisha, ai që e dogji dhe e shkatërroi në 97. Fitorja e LSI është fitorja e programit tonë, është fitorja e Planit për Veprim që nxjerr 1 milionë shqiptarë nga varfëria dhe përfaqësojnë programin e vetëm ekonomik, programin e vetëm për punësimin, për uljen e kostos së jetesës për nxjerrjen e bujqësisë nga kriza deklaroi më tej kreu i LSI-së.

Sipas tij, fitorja e LSI është fitorja e shqiptarëve dhe jo e Fazlliçëve që duan të blejnë këtë vend me korrupsionet dhe të Sali Berishës.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›