Meta në Kosovë, Ministri i Jashtëm përfundon vizitën dy ditore
Në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Ilir Meta ka bërë homazhe tek memoriali i presidentit Ibrahim Rugova. Më tej ai vizitoi edhe familjen e presidentit të ndjerë, duke deklaruar se themelet e shtetit të ri të Kosovës janë ndërtuar mbi vizionin e Presidentit Rugova .
Ministri i Jashtëm shqiptar, Ilir Meta, bëri homazhe edhe te varrezat e dëshmorëve te familjes Jasharri dhe vizitoi gjithashtu edhe familjen e Adem Jasharit, ku vlerësoi lartë kontributin e heroit legjendar.
Në vizitën e parë zyrtare në Kosovë shefi i diplomacisë së Shqipërisë, Ilir Meta dhe homologu i tij kosovar Skënder Hyseni nënshkruan në Prishtinë një protokoll bashkëpunimi, si shprehje e thellimit të partneritetit ndërmjet dy vendeve dhe në funksion të proceseve integruese. Përveç takimit të punës me Ministrin Hyseni, Ministri Meta ka takuar edhe Presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, Kryeministrin Hashim Thaçin, Kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqin, komandantin e KFOR'it, Markus Bentler , si dhe me përfaqësues të partive politike dhe të minoriteteve.