E Enjte, 5 Nëntor 2026

Meta në Prishtinë për herë të fundit si President, pritet nga Vjosa Osmani

Presidenti Ilir Meta është pritur me ceremoni shtetërore nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në Prishtinë, në vizitën e tij të fundit zyrtare si President në Kosovë.

Në përfundim të ceremonisë, Meta ka bërë shqiponjën në Prishtinë teksa pranë tij ishte presidentja Osmani. Ditën e sotme, do të jetë i pranishëm edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës në një seancë të veçantë.

Më 24 korrik, Metës i përfundon mandati i presidentit ndërsa në karrigen e tij do të ulet Bajram Begaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›