Meta ne Top Story Prapaskenat e presidentit

Tashmë Shqipëria, që prej fillimit të javës ka një një president të ri që quhet Bujar Nishani. Natyrisht, debati për presidentin mediatikisht ka nisur një vit më parë e politikisht që në fillimin e prillit, kur Ilir Meta, në studion e “Top Story” mbajti një qëndrim të ri politik pas kthimit nga SHBA.
Natyrisht, si në çdo fund maratone, edhe në çështjen e presidentit erdhi moment i bilanceve. Opozita, e nisi ndeshjen me humbje, gjatë kohës i dha edhe disa pikë avantazh mazhorancës, i njohu procesin, u ul në tryezë disa herë dhe takoi disa nga kandidatët e përfshirë në proces.
Në këtë afrim të opozitës në proces, një rol thelbësor luajti Ilir Meta dhe LSI e tij. Ata u kthyen jo vetëm në faktorë, por edhe aktorë të një drame politike që përfundoi me zgjidhjen e Nishanit në detyrën e kreut të shtetit.
Pikërisht për të folur për të gjithë procesin, mënyrën kronologjike se si rrodhi mazhoranca deri tek zgjedhja e Nishanit e për të dhënë dëshminë e tij si një aktor parësor në “gatimin” e presidentit të ri, Ilir Meta u rikthye të enjten në “studion” e “Top Story”, ku përveç pyetjeve të Sokol Ballës, u vendos edhe nën kritikën e tre kryeredaktorëve të gazetave kryesore në vend, Andi Telën e “Panoramës”, Aleksandër Çipën e gazetën “Shqip” dhe Arjon Sulon e “MAPO”-s.
“Zgjedhja e Nishanit nuk zhvlerëson precesin”
Duke iu përgjigj pyetjes së parë të Sokol Ballës, nëse pavarësisht klimës së frytshme të bisedimeve që u krijua mes dy spektrave të politikës shqiptare, zgjedhja e një figure të njëanshme si Nishani solli dështimin e procesit, Meta u përgjigj: ““Nuk është kështu. Mendoj se zgjedhja e presidentit të ri, i cili tani quhet Bujar Nishani, nuk ka qenë një zgjedhje aspak arrogante e maxhorancës, as e paramenduar dhe as e paragjykuar. Ishte rezultat i një procesi, i cili pati edhe disa të papritura apo devijime të tij, një proces që lidhej edhe me afatet kushtetuese që përcaktojnë zgjedhjen e presidentit, por edhe pasojën që vjen nga moszgjedhja, zgjedhjet e parakoshme, diçka që nuk i duhet vendit, sidomos kur s’ka mbaruar reforma zgjedhore dhe kur Kuvendi është në proces të marrjes së statusit të vendit kandidat, shpresojmë brenda këtij viti. Unë e votova Zotin Nishani dhe jam i qetë për këtë jo sepse votova një anëtar të kryesisë së PD apo një ministër të saj, por sepse unë në fund të fundit votova një koleg, për të cilin kam shumë konsideratë, sepse është një politikan shumë korrekt, shumë institucional, njerëzor dhe jam i sigurt që duke hequr kostumin e ministrit apo fanelën blu të PD-së dhe duke veshur kostumin e Presidentit të Republikës, do të dijë të përballojë me dinjitet këtë detyrë”.
“Qëndrimi i LSI-së, i njëtrajtshëm që prej fillimit deri në fund”
I pyetur nga Zoti Sulo, në lidhje me komentin e Ramës, që vlerësoi pozitivisht vetëm qëndrimin e Metës në dy raundet e para, kreu i LSI-së këmbënguli se qëndrimi i tij dhe forcës që përfaqëson ka qenë i njëtrajtshëm që prej fillimit të procesit. “Qëndrimi im ka qenë në koherencë të plotë gjatë të gjithë kohës. Unë kam qenë vazhdimisht i qartë për një proces sa më konstruktiv dhe konsensual. Presidenti konsensual, më e mira ishte të merrte 140 vota. Unë u motivova në këtë proces, duke patur konsideratë faktin që zgjedhja e presidentit të mos bëhej burim tensioni mes palëve, duke qenë se kemi shumë reforma të tjera që e bëjnë të domosdoshëm këtë bashkëpunim dhe ndonëse maxhoranca e kishte shumicën, nuk duhet ta konfirmonte në një mënyrë arrogante. Zaganjori, për bindjen time të plotë, ishte një figurë e gjetur që i takonte një zone të ndërmjetme, e cila mund të bënte të mundur, për të gjitha palët të justifikonin konsensusin e tyre, por edhe ofronte disa garanci, për shkak të pozitës si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, për shkak të karrierës akademike dhe për shkak të një përvoje diplomatike që do e konsideroja të suksessme për atë periudhë. Përveç faktit që ishte votuar nga të dyja palët, pati disa elemetë që e bënin të pranueshëm jëtë kandidaturë. Ndoshta humbëm një rast tek figura e Zaganjorit për konsenus, sepse do ta kishim të vështirë të gjenim një tjetër figurë, jo sepse nuk ka, por sepse ditën që të del emri për president nisin sulmet e shpifjet, e shumë njerëz nuk e dëshirojnë më këtë detyrë më pas”.
“Zaganjori një shans i humbur, e vërtetë që opozita u informua nga televizori”
Në vazhdim të “Top Story”, përpara pyetjeve të Ballës dhe kryeredaktorëve të pranishëm në studion, Meta shprehu bindjen e tij se Zaganjori ishte një shans i artë, ndërsa shpjegoi se për arsye kohore e një koinçidencë të pastër, përzgjedhja e tij në raundin e parë u bë pa dijeninë e opozitës. “E vërteta është kjo, që u menduan shumë emra. Zaganjori ishte absolutisht një person që nuk kishte lobuar për këtë detyrë dhe praktikisht e pranoi, me dëshirën t’i shërbente konsensusit dhe tërheqja e tij pas raundit të tretë tregoi se kishte pasur integritetin dhe cilësitë për të qenë konsensual. Ideja ishte t’i paraqisnim një listë përfaqësuesit të opozitës, Zotit Ruçi nga ana e Patozit. Donim një listë, jo shumë të gjatë, sepse ndryshe s’do të ishte serioze. Ne përzgjodhëm disa emra, unë, Berisha, Idrizi dhe Mediu, një ditë para raundit të parë dhe në këto kushte rreth orës 8.30 ose 9, bëmë disa telefonata me disa emra që nuk pranuan për arsye të ndryshme, e në këto kushte ngelëm në një rreth të kufizuar dhe duke qenë çështje kohe një problem tjetër, momentin që ramë dakord për emrin e Zaganjorit, si emër që kishte këto element. Menduam që duke paraqitur këtë emër e votimi bëhej nesër e kalonte që në raundin e parë, me idenë e vullnetin serioz për të treguar vullnetin më të mire. Komunikimi me Ruçin u bë rreth orës nëntë, por si ai e Patozi ishin të ftuar në studio televizive dhe gjithçka u shty deri në mëngjes. Ndërkohë, lajmi në media u përhap”.
Duke pranuar se në këtë proces me Zotin Zaganjori pati një problem komunikimi, Meta shtoi: “Ky mund të pranohet si një gabim i yni, por nuk mund të ishte një element thelbësor për të penalizuar kandidaturën e tij, që ishte e goditur dhe e gjetur. Nuk mund të sajonim emra, kur dikush nuk pranon, të çonim emra politikë kur ishim të bindur që nëse çonim emra të tillë, konsiderohej si provokim nga ana tjetër”.
“Nuk pati taktikë për të djegur tre raundet e para me Zaganjorin”
I vendosur përballë aludimit të Çipës se me Zaganjorin u luajt politikisht për të djegur tre raundet e para dhe për të kaluar direkt në zgjedhjen me shumicë të thjeshtë, Meta theksoi: “Patëm dy takime me zotin Berisha dhe Rama, pasi i doli emri dhe në takimin e parë, maxhoranca qëndroi tek emri i Zaganjorit, opozita nuk propozoi emra të caktuar. Maxhoranca, pasi doli me emrin e Zaganjorit, kur persona të tjerë me profil të ngjashëm jashtë politike nuk pranuan, përfshi Artan Hoxha që refuzoi në raundin e parë, por në këto kushte maxhoranca s’mund të dilte me një emër tjetër dhe priste një kundërpropozim, sepse në momentin që ajo do të dilte me një kandidaturë që e ka konsultuar, Zaganjori do të jepte dorëheqjen dhe do të dukej i përdorur. E përsëris, mbase në mënyrën se si iu servir kandidatura opozitës pati një problem komunikimi, por kjo nuk ishte thelbësore për të refuzuar një kandidat të tilë, që për mua është një shans i humbur për konsensus që nuk u zgjodh”.
Meta: Si u kalua në një listë me katër emra e u zgjodh Nishani
Duke u përqendruar se si u kalua në katër emrat përfundimtarë, në raundin e katërt, nga i cili u zgjioh Nishani, Meta shpjegoi: “Ditën e premte, pas djegjes së raundit të tretë, të dy palët, në unanimitet ranë dakord për seancën të hënën. Kur u propozua Zaganjori, maxhoranca besonte tek arritja e konsensusit dhe ishte e bindur të vendoste këtë standart. Mbase fillimisht më shumë ne të LSI, por e gjithë maxhoranca kur hyri në këtë proces hyri me bindjen t’i shërbente procesit. Kur u dogj raundi i tretë, ishim të vendosur të shkonim me figurën e Zaganjorit, besonim se do të kishte reflektim, por edhe nëse nuk do të kishte, kishte një lloj konsensusi për të dhe do e zgjidhnim me shumicë të thjeshtë. Akti takimit me Ramën si qytatar nga ana e tij tregoi se ai kishte të gjithë parametrat për të qenë konsensual edhe nëse nuk do të zgjidhej me konsensus. Tërheqja e tij, e cila ishte rezultat i një vendimi sovran personal, rezultat i klimës së keqe politike dhe si pjesë e bindjes që ai u afrua për konsensus, nuk la rrugëzgjidhje tjetër. Nuk kishim shumë kohë, nuk ishte e lehtë të gjendej në ato momente persona të tjerë të këtyre cilësive. Shumë nuk pranuan, ndaj u përqendruam tek disa figura me përvojë politike e publike. Kjo është arsyeja përse u qëndrua tek katër emrat. Pse tek Zoti Imami? Sepse ju e dini që ka qenë ministër i socialistëve, bashkëhartues i shumë ligjeve me qeveritë e majta. Hoxha ka punuar ngushtë me çdo qeveri, edhe atë socialiste kur isha unë, me qeveritë e mëpasshme, është një ekspert dhe profesionist me përvojë administrative, ka punuar për shumë reforma që kanë të bëjnë me integrimin e ka shumë cilësi pozitive”.
Çfarë ndodhi me Artan Hoxhën. Meta: U tërhoq prej shantazheve
I pyetur për prapaskenat e zgjedhjes së Artan Hoxhës, Meta tregoi: “Zoti Hoxha është një njeri shumë simpatik sipas vlerësimit dhe gjykimit tim. Kjo simpati vjen nga koha që ka qenë ministër fare i ri, 25-26 vjeç dhe për shkak të njohjes së vazhdueshme e kam vlerësuar racionalitetin e logjikën e tij, si njeri i programuar. Absolutisht, s’ka patur interes Hoxha për këtë post, por kur u tërhoq Zaganjori, iu kërkua ta rivlerësonte dhe ai e rivlerësoi pa ndonjë optimizëm të madh, por me një ndienjë përgjegjësie. Ndërsa çështja e tërheqjes së tij mendoj se ai ka besuar dhe shpresuar që nuk do të kishte arsye të kundërshtohej seriozisht, por u bind në fund të tërhiqej përballë presioneve të ulta dhe shantazheve nga më të shumëllojshme”.
VAZHDON