E Enjte, 5 Nëntor 2026

Meta në protestë: Rama po tenton të rrëmbejë vulën e PD

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta akuzoi Kryeministrin Rama se po tenton të rrëmbejë vulën e Partisë Demokratike.

Ai deklaroi nga podiumi i protestes që po mbahet para Kryeministrisë se opozita do të festoje në këtë bulevard, fitoren e madhe të zgjedhjeve te 14 majit.

“Dorëhiqu, mos e përdor pushtetin për mbrojtje diplomatike”, tha mes të tjerash Meta para mbështetesve të  mbledhur në bulevard.

Meta shtoi se regjimi i edi Ramës ka sjell shpopullimin masiv të Shqiperisë.

“Jemi ketu për të sfiduar regjimin me te urryer”, tha kreu i PL.

Ai tha mes të tjerash se Rama është i tmerruar nga firmat që ka hedhur në  vjedhjet me kosto miliarda euro.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›