E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta në spitalin Ushtarak: Solidariteti i qeverisë nuk do ndalet

Zv. kryeministri dhe njëherësh ministri i jashtëm Ilir Meta vizitoi sot të plagosurit e aksidentit në Fushë Arrëz të cilët ndodhen në spitalin Ushtarak. Në një prononcim për mediat Meta theksoi se ndihet i tronditur nga kjo tragjedi e rëndë që ka prekur gjithë oponionin publik duke shtuar se vlerëson solidarietetin e gjithe shqiptarëve më lidhje me këtë ngjarje të rëndë. Ai gjithashtu vlerësoi punën e mirë të mjekëve të cilët po i japin të gjithë ndihmën mjekësore të plagosurve.
"Shpresojmë që gjendja e të plagosurve të vijë duke u përmirësuar. Jam i bindur që ngjarja e rëndë me përkrahjen që po tregon i gjithë opinioni do të kalojë dhe do të gjendet mënyra për ti ndihmuar të gjitha familjet" theksoi Meta. Ai theksoi gjithashtu se qeveria shqiptare do t'i ofrojë të gjitha ndihmat e nevojshme familjeve të viktimave të aksidentit rrugor në Fushë Arrëz duke theksuar se solidariteti i qeverisë nuk do ndalet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›