Meta nuk kandidon per President

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta deklaroi se forca e
tij politike mbështet ndërtimin e një procesi bashkëpunimi mes
mazhorancës dhe opozitës edhe pas zgjedhjes së Presidentit apo
Presidentes së re të vendit.
Duke folur në një konferencë për media të shtunën, Meta u shpreh LSI i qëndron marrëveshjeve të nënshkruara, sidomos kur ato kanë të bëjnë me integrimin e vendit, ndërsa theksoi se për ndonjë kandidim të mundshëm të tij për postin e kreut të shtetit janë edhe 30 vjet të tjera për të çmuar, se cila do të ishte koha e përshtatshme.
"Theksoj rëndësinë e jashtëzakonshme që ka procesi i zgjedhjes së kreut të vendit, jo per plotesimin Zgjedhja e presidentitEdhe Meta për President? Berisha i mbyll derën Nanos Arvizu: Presidenti me 84 vota në raundin e parë e nje vendi qe lirohet ne kohen e duhur, por ne kuptimin e funksionimit te duhur te nje institucioni teper te rendesishem per stabilitetin politik dhe institucional te vendit dhe per vijimin e reformave qe kerkojne bashkepunimin e maxhorances dhe opozites ne Kuvend", u shpreh Meta.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me darkën e shumëpërfolur në shtëpinë e tij në Gjirin e Lalëzit, me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama, Meta u shpreh se kjo darkë e konsumuar mes tyre ishte më tepër e një karakteri privat, njerëzor dhe jopolitik, ndërsa shtoi se do të pranonte me kënaqësi një ftesë për darkë prej Ramës, në shtëpinë e tij.
Ndërkohë Meta ftoi sekretarin Luan Rama, që të kandidonte për kryetar të LSI-së, duke qenë se ky i fundit kishte shprehur diferenca përsa i takon drejtimit të kësaj force politike.