Meta pas GJND-së, u dërgon mesazh vendeve që ende nuk kanë njohur Kosovën

Tiranë, 24 Korrik, NOA Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta, u ka dërguar një mesazh vendeve, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, për të ndikuar tek ta që ta bëjnë një gjë të tillë.
Një fakt të tillë e bëjnë me dije për agjencinë
e Lajmeve NOA, burime konfidenciale nga ministria e Punëve të Jashtme, sipas të
cilave, Meta u ka kërkuar këtyre vendeve mbështetje dhe njohje të pavarësisë së
Kosovës.
Këtë akt, Meta e ka ndërmarrë pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka marrë vendimin për ta cilësuar si të ligjshme pavarësinë e Kosovës.
Ndërkaq, mësohet se ky është mesazhi i dytë që
kryediplomati shqiptar, u ka nisur këtyre vendeve, pas atij të disa ditëve më
parë në pritje të shpalljes së mendimit nga ana e GJND-së për ligjshmërinë e
pavarësisë së Kosovës.
Kështu, zv/kryeministri Meta, përveç takimeve me ambasadorët e vendeve partnere
në Tiranë, konsultimeve me disa nga ambasadorët tanë në vendet kryesore të BE-së,
vendet e rajonit, OKB etj, u dërgoi mesazh edhe ministrave të Punëve të Jashtme
të vendeve që e kanë njohur Kosovën, duke i falënderuar për mbështetjen që i
japin shtetit të ri të Kosovës dhe u kërkoi njëherësh që të ndikojnë tek vendet
e tjera për të përshpejtuar procesin e njohjes së pavarësisë.
Gjithashtu, ai u shprehu angazhimin për të koordinuar hapat për veprimet e mëtejshme pas shpalljes së mendimit këshillimor nga ana e GJND.
Ndërkaq, kontakte për koordinimin e hapave, zv/kryeministri
Meta, ka patur dhe me autoritetet më të larta të Kosovës.
Kuptohet se lëvizjet e fundit diplomatike shumë-planëshe kanë rinisur së fundmi
nga ministri i Jashtëm janë duke u zhvilluar dhe pas një realiteti të ri në arenën
ndërkombëtare që është krijuar me vendimin e dhënë pro pavarësisë së Kosovës
nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë
Pa harruar as faktin që gjatë këtyre muajve në detyrë, ministri i Punëve të Jashtme,
Ilir Meta, në mënyrë të vazhdueshme ka mbështetur ekipin ligjor të Shqipërisë,
i cili pati në përbërjen e tij juristë të njohur ndërkombëtare dhe vendorë në
përgatitjen dhe paraqitjen para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të
qëndrimit dhe argumenteve të Shqipërisë në mbështetje të shtetit të ri të
Kosovës.
Po ashtu, zv/kryeministri Meta ka qenë i angazhuar dhe ka mbajtur kontakte me
autoritetet zyrtare të Kosovës, faktorët e angazhuar në mbështetje të Kosovës,
në mënyrë që qëndrimi i Shqipërisë dhe argumentet e saj të ishin sa më të plota
dhe gjithë-përfshirëse dhe të unifikuara, me qëllim që argumentimi në
mbështetje të pavarësisë së Kosovës të ishte sa me bindës.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")