E Enjte, 5 Nëntor 2026

Meta përshëndet protestën: Përballje pa kthim

TIRANË, 29 tetor/ATSH/ Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagoi sot për protestën e opozitës, ndërsa ndodhet në paraburgim pasi po hetohet nga SPAK për skandalin CEZ-DIA, si dhe lobimin në SHBA. Në një postim në rrjetet sociale, teksa ndau disa momente nga protesta, Meta falënderoi të gjithë protestuesit që morën pjesë sot në protestën e opozitës gjatë të cilës u bllokuan disa nga akset kryesore rrugore të vendit. “Falënderim dhe mirënjohje të përzemërt për qindra mijëra shqiptarë patriotë në mbarë vendin që u ngritën në këmbë me guxim dhe me ndjenjë të fortë patriotike e kombëtare, në përballje pa kthim me narkoshtetin për të marrë në dorë fatet e Shqipërisë. Nuk ka forcë në botë të ndalë Uraganin e Lirisë”, shkruan Meta. Opozita dhe mbështetësit e saj paralizuan mbrëmjen e sotme për rreth 3 orë qarkullimin e mjeteve në akset kryesore në vend. 1 nga 4 /k.s/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›