E Hënë, 2 Nëntor 2026

Meta postim nga qelia për “Ditën e Alfabetit”: E shkruar me gërma gjaku dhe sakrifica! Mirënjohje Rilindasve, gjuha themel i çdo kombi

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia e paraburgimit ku ndodhet prej 21 tetorit 2024, për 22 Nëntorin, “Ditnë e Alfabetit”. 

Teksa uron me një postim në rrjetin social Facebook ditën e shënuar të gjuhës shqipe, ai i shpreh mirënjohjen “Rilindasve të vërtetë” që në Kongresin e Manastirit vendosën gurin themeltar duke njehsuar alfabetin shqip dhe hapur rrugën drejt Pavarësisë. 

“Gjuha është themeli i çdo kombi, ndaj mbrojtja dhe kultivimi i saj është mbrojtje e vetë identitetit tonë kombëtar”, shprehet mes të tjerash ish-kreu i shtetit. 

Postimi i Ilir Metës në Facebook: 

“Gëzuar Ditën e Alfabetit të gjuhës sonë të bukur, të shkruar me gërma gjaku dhe sakrifica nga patriotët e kombit. 

Nderim dhe mirënjohje Rilindasve të vërtetë, të cilët në Kongresin e Manastirit, vendosën gurin themeltar të bashkimit tonë kulturor duke njehsuar Alfabetin shqip dhe duke hapur rrugën drejt Pavarësisë. 

Gjuha është themeli i çdo kombi, ndaj mbrojtja dhe kultivimi i saj është mbrojtje e vetë identitetit tonë kombëtar. 

Lavdi të përjetshme Kongresit të Manastirit që i dha jetë Alfabetit tonë dhe përjetësoi gjuhën shqipe”. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›